Driton Strana, 56 vjeçar nga Vushtrria, që nga data 9 shkurt 2021 rezulton i humbur dhe familjarët nuk kanë asnjë informatë për të, raporton Gazeta Online Veriu.info.
FSK dhe Drejtoria komunale e emergjencave në kërkim të Driton Strana, i zhdukur pa gjurmë që 9 shkurti.
Sot njësinë e FSK-së që po merret me kërkimin e personit të humbur e ka vizituar edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Kryetari Tahiri vizitën e ka bërë i shoqëruar edhe nga komandanti i Policisë së Kosovës Reshat Kovaçi.