Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, dhe udhëheqës të tjerë komunalë kanë bërë sot homazhe te kompleksi i Jasharajve për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Gjithashtu në këto homazhe kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të shoqatave të dala nga lufta dhe drejtorët komunalë të Vushtrrisë.
Postimi i plotë i Tahirit:
Urime dita e bekuar e Pavarësisë së Kosovës, Dardanisë antike! Lavdi dëshmorëve, heronjve të rënë për liri!
Bashkë me shoqatat e daluna nga lufta e UÇK-së, Komandandtin e Stacionit Policor dhe Drejtorët komunal, sot bëmë homazhe e nderime tek monumentet e heronjve të Kosovës së lirë.