Një aksident tjetër sapo ka ndodhur afër Moblerisë BERTO në Vushtrri, shkruan VushtrriaOnline.
Në aksidnet shihet se janë të përfshirë dy automjete, kurse ende nuk raportohet për të lënduar në këtë aksident.
Ky është edhe aksidenti i dytë sot që ndodh në këtë pjesë të rrugës, e cila për shumë vozitës po del të jetë tejet problematike përshkak edhe të mos-funksionalizimit të tërësishëm të rrugës.
Ditëve të fundit janë shpeshtuar aksidentet në këtë pjesë të magjistrales që përshkon qytetin e Vushtrrisë.