Edhe sot ka ndodhur një aksident në magjistralen që përshkon Vushtrrinë, më saktësisht afër Udhëkryqit të BERTO-s në Vushtrri.
Nga pamjet e para shihen dy vetura të aksidentuara në vendgjarje, ndërkohë që ende zyrtarisht nuk njoftohet për të lënduar përveç dëmeve materiale që janë evidente nga pamje e para.
Në këtë rrugë janë duke ndodhur aksidente, dhe faji nga shumë vozitës po vihet te komplikimi përshkak të mos lëshimit të dy shiritave rrugor.