Kandidatja e LDK-së Rrezarta Krasniqi ka marrë përkrahjen edhe të një grupi mjaft të rëndësishëm brenda LDK-së.
Është Forumi i Gruas së LDK-së që sot ka konfirmuar mbështetjen e plotë për kandidaten Rrezarta Krasniqi, e cila gjithashtu ka njoftuar për takimin me këtë strukturë brenda LDK-së duke e vlerësuar si tejet të rëndësishëm.
“Takimet me forumin e gruas së LDK-së në Vushtrri gjithmonë janë të frytshme. Angazhimi i tyre i madh krijon bazë të veçantë elektorale për Lidhjen. Kjo strukturë, ka luajtur çdoherë rol vendimtar sa i përket çështjes së fituesit.” ka shkruar në njoftimin e saj Krasniqi.