Rinumërimi i 500 vendvotimeve pritet që të përfundojë deri ditën e premte.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për klankosova.tv duke shtuar se janë shtuar kapacitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtuar kapacitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Nga 28 tavolina numërimi tani janë 40. Kjo është bërë me qëllim që KQZ-ja të shpall sa më shpejt rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Rinumërimin e rreth 500 vendvotimeve planifikojmë ta përfundojmë deri të premten”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që të rinumërohen 494 vendvotime në komuna të ndryshme.
Në përgjithësi, numri i vendvotimeve që kanë shkuar në rinumërim deri më tani, përfshirë dhe 12 vendvotimet e rinumëruara javën e kaluar, është 506 vendvotime.