Lëvizja Vetëvendosje!, Qendra në Vushtrri, përmes një thirrje publike ka reguar duke kërkuar që të pastrohen disa rrugë në qytet në mënyrë që të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve.
“Jemi të shqetësuar nga gjendja në rrugët e komunës sonë. Në këtë kohë janë ende disa lagje të qytetit dhe fshtara të komunës sonë në gjendje tejet të keqe si pasojë e mospastrimit të rrugëve për shkak të reshjeve të borës. Kjo është e papranueshme.” shkruan në reagimin e VV-së në Vushtrri.
“Ftojmë organet komunale dhe kompanitë përkatëse që menjëherë të pastojnë rrugët në mënyrë që të mundësohet lëvizja e qytetarëve” shkruhet tutje në komunikatë.