Njoftimin e Ilmi Azemit të PDK-së se nënkryetari i degës së AAK-së Xhemajl Bojku në Vushtrri dhe rreth 40 anëtarë kanë kaluar në PDK i ka përgenjeshtuar dega e AAK-së në Vushtrri.
Në reagimin e tyre thuhet se Xhemajl Bojku ishte vetëm një votues i AAK-së, por jo edhe nënkryetari i degës së kësaj partie në Vushtrri.
“Në vazhdën e shpifjeve të fushatës, PDK vazhdon me shpifjen e radhës kinse Xhemajl Bojku paska qenë Nënkryetar i Degës së AAK-së në Vushtrri.” shkruan në njoftimin e degës së AAK-së në Vushtrri.
“Dega e AAK-së në Vushtrri përgënjeshtron këtë lajm, dhe njëherësh informon opinionin e gjerë se Xhemajl Bojku ka qenë vetëm një votues i AAK-së dhe nuk ka pasur ndonjë funksion në degë.” thuhet tutje në njoftim.