Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Presidenti apo kryeministri? Kush duhet të zgjidhet i pari sipas Enver Hasanit

    19/02/2021 | 15:25
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti apo kryeministri? Kush duhet të zgjidhet i pari sipas Enver Hasanit

    Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, po thotë se partitë politike në vend fillimisht duhet të procedojnë me zgjedhjen e të parit të Republikës para kryeministrit, meqë sipas tij ushtruesi i detyrës së presidentit nuk mund të mandatojë dikë për të krijuar Qeverinë e re. Megjithatë në praktika të mëhershme ka ndodhur. Jakup Krasniqi nga cilësia e ushtruesit të detyrës së presidentit e kishte mandatuar Hashim Thaçin për kryeministër. E një vendim i tillë i Krasniqit, sipas ish-kreut të Kushtetueses kishte qenë gabim e që asnjëherë nuk ishte sfiduar në Gjykatë.

    Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, po thotë që pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhja e krerëve të tri institucioneve të shtetit duhet të fillojë nga Kuvendi i Kosovës, Presidenca dhe në fund Qeveria.

    “Renditja e gjymtyrëve kryesorë të pushtetit që përfaqësohen prej organeve përkatëse të pushtetit në një kushtetutë moderne, flet shumë për karakterin e sistemit politik dhe kushtetues. Në Kosovë kjo renditje nis me organin ligjvënës dhe përfaqësues (Kuvendi i Kosovës), vazhdon me shefin e shtetit (Presidenti i Republikës), i cili pasohet nga ekzekutivi (Qeveria e Kosovës)”, ka thënë Hasani për Koha.net.

    Megjithatë në praktikat e ndjekura ndër vite nga institucionet e Republikës së Kosovës, kishte ndodhur që një ushtrues detyre i presidentit të nominojë një kandidat për kryeministër.

    Kështu kishte vepruar, Jakup Krasniqi, më 18 shkurt të vitit 2011, atë kohë në cilësinë e ushtruesit të detyrës së presidentit kishte nominuar Hashim Thaçin për krijimin e Qeverisë së re.

    Një gjë të tillë Krasniqi e kishte bërë duke u thirrur në Nenin 90, Nenin 84 pika 14 dhe në Nenin 95 paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe në vendimin numër 231-2011 të datës 7 shkuar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e zgjedhjeve.

    “Duke u bazuar në nenin 90, në nenin 84 pika 14, në nenin 95 paragrafi 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në Vendimin Nr.231 – 2011, datë 07 shkurt 2011 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2010, U.D. së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka nxjerrë vendim për nominimin e z.Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.