Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Petritsch: Amerika kërkon njohje reciproke, BE’ja të jetë më e kujdesshme me Kosovën shkaku i pesëshes mosnjohëse

    13/02/2021 | 16:50
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish- i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe ish-përfaqësuesi i lartë për Bosnjën e Hercegovinën, Wolfgang Petritsch, në një intervistë për edicionin e REL në gjuhën serbe ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, qasjen e Brukselit e Uashingtonit dhe për mundësinë që palët të arrijnë një marrëveshje finale.

    Petritch ka thënë se togfjalëshi normalizim i marrëdhënieve nënkupton përfundimisht një lloj njohje të Kosovës nga Serbia. Këtë deklaratë ai e ka bërë duke komentuar letrën që Joe Biden ia ka nisur Vuçiqit.

    “Para se gjithash, mendoj se ajo letër ishte edhe fillimi i komunikimit zyrtar në mes të Joe Biden, edhe zyrtarisht si president, dhe Vuçiqit. Shumica e letrës flet pozitivisht për raportet e mira të dy shteteve. Sidoqoftë, Joe Biden me këtë letër e ka dërguar një mesazh tjetër duke treguar se SHBA’ja është me vendet që e kanë njohur Kosovën. Por në rastin e BE’së, kjo nënkupton se jo të gjitha shtetet anëtare e kanë njohur Kosovën. Gjithashtu tregon që realiteti duhet të respektohet dhe se në fund të dialogut për normalizim të raporteve, që është fjala kyçe, nënkupton njohje diplomatike të Kosovës . Është një hap më tej se Bashkimi Evropian sa i përket fjalorit”, ka thënë Petritsch, trasnmeton Express.

    Diplomati gjerman thotë se Beogradi beson se njohja e Kosovës nuk është pjesë e procesit të normalizimit, derisa pozicioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i ndryshëm.

    “Është një çështje semantike e cila, për mendimin tim, nuk duhet të mbivlerësohet. Pyetja kryesore tani është nëse BE, si ndërmjetës në dialog, është e gatshme të bëjë një hap përpara. Kur Kosova formon një ekip negociator pas zgjedhjeve, ajo duhet të vazhdojë hap pas hapi. Do të jetë një rrugë e gjatë, një maratonë e vërtetë dhe në atë dialog pozicionet e Beogradit dhe Prishtinës duhet të afrohen. Kjo është e vetmja rrugë pragmatike përpara”, ka shtuar tutje Petritsch.

    Ai thotë se Bashkimi Evropian duhet të jetë më i kujdesshëm me Kosovën sepse e ka situatën më komplekse shkaku i faktit që 5 vende anëtare nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

    “Prandaj, pozicioni i saj (Evropës) është më afër asaj që dëshiron Beogradi, që do të thotë se çështja e njohjes mbetet e hapur”, ka thënë Petritsch.

    Sipas tij, kjo çështje duhet të merret parasysh nga Miroslav Lajcak “ që do të thotë se kjo çështje do të zgjidhet në fund të procesit”.

    Petritsch thotë se nuk është ide e mirë të bëhet presion i madh se si do të duket marrëveshje finale, derisa të gjitha shtetet anëtare nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

    Ai thotë se vendet që nuk e kanë njohur Kosovën janë duke pritur që të shohin progres.

    “Kjo është arsyeja pse këto negociata janë komplekse dhe BE duhet të bëjë hapa gradualë”, ka theksuar ai.

    Sipas Petritsch themelimi i Asociacionit të Komuanve me Shumicë serbe do të ishte një hap i madh përpara, dhe diplomati gjerman thotë se është i habitur se pse nuk ka presion drejt Kosovës për implementimin e pakos së Ahtisarit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    • Specialja ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit
    • Lubisha Milkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
    • Moti i vranët dhe me riga shiu
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.