Kandidati për deputet nga lista e VV’së, Faton Peci ka folur për humbjen e zgjedhjeve nga ana e LDK’së, ish-partisë së tij.
Peci thotë se humbja e LDK’së ka zanafillën shumë vjet më parë.
“Unë mendoj se ku gaboi LDK’ja më së miri e ka shpreh qytetari i Republikës së Kosovës përmes votës dhe verdiktit të saj”, thotë Peci në T7.
“Gabimet e LDK’së nuk kanë qenë vetëm të ditëve, javëve, muajve dhe viteve të fundit. Fillimi i degradimit të LDK’së dhe devijimit të asaj që ka qenë vullnet qytetarë në masë të fundit ka nisur më 2014. LDK’ja prej atij intervali kohor është paraqit përballë qytetarit me prepotencë dhe arrogancë”, shtoi ai.
“Mustafa kishte ardhur në krye të LDK’së me premtimin se do e dërgonte PDK’në në opozitë dhe pas zgjedhjeve përfunduam në koalicion me PDK’në”