Të enjten parashihet të kemi kushte tjera meteorologjike pasi që parashihet rritje të ndjeshme në fushat termike, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.