”Kufijtë tanë u shënjuan me humbjen e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave, jetët e pafajshme të të cilëve u morën nga regjimi gjenocid i Serbisë. Nuk mund të ketë neutralitet ndaj kësaj të vërtete”.
Presidentja në detyrë e vendit Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth paraqitjes së emisarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak me një hartë në të cilën ‘’kthente’’ Kosovën pjesë të Serbisë.
Osmani thotë se kufijtë e Republikës së Kosovës u shënjuan me humbjen e mijëra jetëve të pafajshme nga regjimi gjenocid i Serbisë, dhe nuk mund të ketë neutralitet ndaj kësaj të vërtete, njofton Klan Kosova.
”Republika e Kosovës është dhe do të jetë gjithmonë një vend i pavarur, i pandashëm dhe sovran. Kufijtë tanë u shënjuan me humbjen e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave, jetët e pafajshme të të cilëve u morën nga regjimi gjenocid i Serbisë. Nuk mund të ketë neutralitet ndaj kësaj të vërtete”.

