Kandidatja për presidente Vjosa Osmani ka falënderuar elektoratin për besimin dhënë Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e listës zgjedhore së cilës është nisma e saj ‘Guxo’, duke thënë se ajo do të punojë në interesin e qytetarëve dhe do të rikthejë besimin në institucionet e Kosovës.
Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se qytetarët e Kosovës dje siguruan një fitore historike.
“Unë zotohem të punoj gjithnjë në interesin e tyre, të sjell besim në lidershipin tonë brenda dhe jashtë vendit dhe të rikthej besimin në institucionet tona. Faleminderit nga zemra ime”, shkruan Osmani.