Qytetarë dhe anëtarë të VV-së kanë dalur në sheshin “Adem Jashari” të Vushtrrisë pak metra larg zyreve të Qendrës së VV-së në këtë qytet për të festuar fitoren e VV-së.
Nuk kanë munguar as fishekzjarrët, e sidomos vallja e daullet të cilat kanë shoqëruar manifestimin festiv të këtyre qytetarëve për fitoren e VV-së në Vushtrri.
Sondazhed e fundit e rendisin Vetëvendosjen! me një fitore bindëse prej mbi 50% të votave.