Besim Muzaqi i cili kandidoi në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2021, si kandidat për deputet, arriti t’i mbledhte në qytetin e Vushtrrisë gjithsej 4679 vota.
Me këto statistika Muzaqi hynë në mesin e kandidatëve për deputet me numrin më të madh të votave në këto zgjedhje nga komuna e Vushtrrisë
Krahasuar me zgjedhjet e kaluara Muzaqi ka rreth 1600 vota më shumë. Në Zgjedhjet e vitit 2019 në komunën e Vushtrrisë Muzaqi arriti të merrte 3046 vota.
Muzaqi me këtë numër votash arrinë të tejkaloi të gjithë listën e LDK-së në Vushtrri, e cila ka vetëm 3350 vota në komunën e Vushtrrisë.
Ai në këto zgjedhje kandidoi me numrin 32, si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, e që njëkohsisht është edhe kryetar i kësaj qendre.
Ende nuk dihet qartë nëse Muzaqi do të siguroi ulëse në Kuvendin e Kosovës duke u bërë deputeti i katërt nga komuna e Vushtrrisë.
Sqarim: Ky numër votash mund të ndryshoi varësisht nga procedurat për vendvotime të caktuara nga ana e KQZ deri në çertifikimin dhe publikimin e plotë të votave për secilin kandidat dhe subjekt politik.