Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar për vendosjen e shamive të kuqe nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë duke e bërë një krahashim me Revulocionin Kulturor Kinez.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Vetëvendosja duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë” duke shtuar se shteti i Kosovës është bërë me SHBA-të dhe partnerët evropianë.
“Nuk jam i sigurt se qytetari është i informuar se çfarë paraqesin shallat e kuqe të lidhura në drunjtë e Prishtinës, dhe jo vetëm aty, për të ardhmen e vendit. Çfarë është simbolika dhe mesazhi i marsheve në sheshet e qytetit tonë? Çfarë është Republika e Tretë? Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marrëshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë”.
I pari i LDK-së ka thënë se vota është përgjegjësi ndaj shtetit tone.
“Vota është shprehje e vullnetit politik, e bindjeve por edhe e perceptimit. Vota është vendimmarrje e qytetarit. Për të marrë vendim, element themelor është informata”.