Kandidatja e LDK-së Rrezarta Krasniqi ka qenë sonte në konakun e veprimtarit të hershëm të LDK-së, Osman Rashica.
Nga konaku i tij Krasniqi mori fjalë të mira dhe përkrahje për kandidaturën e saj në zgjedhjet e 14 Shkurtit.
“Në konakun e bacës Osman Rashica, veprimtar i hershëm dhe një nga themeluesit e degës së LDK-së në Vushtrri, i cili akoma vazhdon ta ruaj me endje frymën rugoviane dhe jetëson amanetin e Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova, se “shtëpia mbahet me miq”. ” ka shkruar Krasniqi.
“Falenderoj për pritjen dhe angazhimin e parreshtur, për fuqizimin e Lidhjes.
Me njerëz të tillë, që veprojnë gjithnjë me devotshmëri dhe qasje liberale, nuk ka se si të mos jemi fitues të zgjedhjeve. Fitorja e LDK-së, është fitorja e Kosovës.” ka shkruar Krasniqi.