Kandidati i PDK-së, Menduh Abazi, ka qenë pjesë e tubimeve në nëntë fshatra të komunës së Vushtrrisë.
Në këto takime Abazi ka marrë përkrahje të fuqishme nga strukturat e tyre dhe antarësia e tyre në rrugën e e tij për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.
“Samadrexha, Duboci, Beqiqi, Bukoshi, Novolani, Bruzniku, Kolla dhe për të përmbyllur ditën me nëndegët Qëndresa 2 dhe 3. Gjithësecili ndjejnë për obligim moral dhe kombëtar, trasimin e rrugës së PDK-së. ” ka shkruar Abazi.
“Me struktura të pandalshme dhe të perkushtuara kokë e këmbë në fitorën e madhe të PDK-së, jo vetëm në Vushtrri, por, në tërë Kosovën. ” ka shkruar në fund Abazi.