Shumë kandidatë dhe subjekte politike gjatë ditës së sotme kanë vizituar vende dhe qytete të ndryshme për të bërë fushatë, një ndër ta edhe kandidati i njohur për deputet i “Lëvizjes Vetëvendosje” në Vushtrri, Besim Muzaqi.
Sot ai ka vizituar qytetin e Klinës, përkatësisht lagjën Arbëria, padyshim që të fitoj besimin dhe për t’i bindur ata se ai dhe subjekti i tij politik janë alternativa e vetme për Kosovën.
Për këtë takim ka njoftuar edhe vet Muzaqi në llogarinë e tij në rrjete sociale duke shkruar për mbështetjen që mori atje.
“Mbështetja për #KrejtdheDrejt127 edhe në Klinë. Faleminderit lagjes Arbëria!” ka shkruar Muzaqi.