Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Lajcak porosi të qartë Kurtit: Dialogu duhet të vazhdojë pa vonesa të panevojshme

    17/02/2021 | 09:54
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Emisari Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka folur për marrëveshjen Kosovë-Serbi, duke thënë se arritja e saj për BE-në është shumë e mundshme.

    Ai për Danas ka thënë se një normalizim i raporteve mes dy shteteve është në interes të tërë regjionit e po ashtu edhe BE-së, transmeton lajmi.net.

    “Është në interesin e tyre, në interesin e regjionit, dhe, në interesin e BE-së po ashtu”, ka thënë Lajçak.

    Ai shton se SHBA-të dhe Ballkani Perëndimor kanë një histori të gjatë bashkëpunimi, posaçërisht në çështjen e Kosovës dhe Serbisë.

    Në këtë kontekst, ai thotë se është duke bashkëpunuar me “kolegët” e tij amerikanë për hartimin e një strategjie për dialogun.

    “Bashkëpunimi ka sjellur rezultate të mira viteve të fundit. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me kolegët e mi amerikanë, në mënyrë që të përgatisim një strategji të përbashkët dhe aktivitete të koordinuara”, thotë emisari i BE-së.

    Ai ka edhe një mesazh për qeverinë e re që do të formohet në Kosovë, duke thënë se dialogu duhet të vazhdojë sa më shpejtë të jetë e mundur aty ku ka mbetur.

    “Mesazhi i BE-së është i qartë: Ne jemi gati të vazhdojmë dialogun ku e kemi lënë në dhjetor, sa më shpejt që qeveria e re në Kosovë të formohet. Jam gati po ashtu ta vizitoj regjionin dhe të takohem me negociatorët sa më parë që kushtet e lejojnë këtë”, thotë ai.

    “BE-së e ka thënë qartë se s’ka formë tjetër pos dialogut në rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë . Po ashtu, vazhdimi i dialogut pa vonesa të panevojshme është në interesin e të gjithëve”, ka thënë Lajçak.

    Kjo deklaratë e Lajçak vjen pas deklarimeve të liderit të partisë fituese të zgjedhjeve, Albin Kurti se nuk e ka në prioritet dialogun.

    Sidoqoftë, pritet të shihet se cila do të jetë strategjia e Kurtit pasi që presionin për dialogun e kanë intensifikuar edhe SHBA-të. /Lajmi.net/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.