Kandidati i LDK-së, Adnan Lahu, ka marrë pjesë në dy prej tubimeve më të mëdha në këto zgjedhje, në Begaj dhe Pantinë të Komunës së Vushtrrisë.
Në këto dy tubime Lahu si një kandidat i ri ka shpalosur para të pranishmëve objektivat e tij si një deputet i ardhshëm në Kuvendin e Kosovës nga LDK-ja e Vushtrisë.
Pas këtij takimi Lahu ka thënë se dy këto fshatra janë të bindura në fitoren e LDK-së.