Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot në zyrat e partisë ka pritur ambasaodrin gjerman, Jorn Rohde.
Ambasadori gjerman e ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhje dhe kanë diskutuar për prioritetet e qeverisë së re, transmeton Indeksonline.
Kurti i ka thënë se sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit të lartë, krimi i organizuar, zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës janë fushat ku do të përqendrohet qeveria e re.
Postimi i plotë i LVV-së:
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde, na vizitoi sot, për t’ia uruar kryetarit Kurti fitoren në këto zgjedhje, dhe për të diskutuar për prioritetet e qeverisë së re.
Një mandat kaq i fuqishëm për ndryshim na obligon që pa humbur kohë të punojmë në formimin e qeverisë së re. Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar janë fusha ku do të përqendrohemi krahas zhvillimit ekonomik për krijimin e vendeve të reja të punës, tha kryetari Kurti, i cili në këtë takim ishte i shoqëruar nga asistentja ekzekutive, Valë Gjonbalaj.
Bashkë me z. Rhode u dakorduam t’i mirëmbajmë e thellojmë marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin midis dy shteteve tona.