Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti në përmbylljen e fushatës elektorale ka apeluar të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin të dielën për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.
Kurti ka shpjeguar sloganin e LVV-së “Krejt dhe Drejt”.
“Për besë nuk ka të bëjë asgjë me ato insinuata ose imagjinata. Ne kur themi “Krejt”, mendojmë të gjithë qytetarët e Republikës të dalin në referendum. Ne kemi bërë koalicionit parazgjedhor, dhe rrjedhimisht i kemi shndërruar zgjedhjet në referendum, sepse edhe situata është e tillë, duhet të bërë një prerje mes keqqeverisjeve të kaluara dhe të rikthehemi te qeverisja e mirë, pranvera e vitit të kaluar që zgjati gjithsej 50 ditë, nuk ka të bëjë me pushtetin por me qytetetarët që duhet të dalin krejt në zgjedhje, ne kemi thënë është referendum, andaj krejt duhet të dalin. Kemi vënë theksin te drejtësia dhe punësimi, kur themi “Drejt” e kemi fjalën që të ecim drejt pa ato devijimet, korrupsioni të cilat qytetarët dëshmuan se janë mësuar t’i shohin te pushteti por jo te populli”, tha Kurti.
Tutje Kurti ka thënë se fjongot e kuqe nëpër kryeqytet janë vendosur nga simpatizantët e LVV-së, dhe nuk kanë të bëjnë me akuzat që po u bëhen për komunizëm.
Ai tha se me 14 shkurt është dita e zgjedhjeve dhe dita e dashurisë e zemrave, prandaj nuk e di se cili mund të jetë problemi me këto fjongo të kuqe.
‘Ato janë fjongo të kuqe të cilat i kanë vendosur simpatizantët tonë dhe nuk kanë të bëjnë me ato akuza të cilat na bëhen neve. Të dielën e 14 shkurtit është dita e zemrave, është dita e dashurisë, nuk e di çfarë problemi mund të kenë ata më këtë”, tha Kurti.
Kurti po ashtu foli edhe për sloganin me të cilin u prezantua LVV-ja në këtë fushatë parazgjedhore, ku shpjegoi kuptimin e tij.