Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kurti për votat në veri: Do të përdoren mjetet juridike që deformimi i vullnetit të qytetarëve të mos reflektohet në Kuvend

    28/02/2021 | 20:42
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lista e Adriana Hoxhiq ka dalur e para nga partitë boshnjake në zgjedhjet e mbajtura me 14 shkurt në Kosovë. Lideri i VV-së, Albin Kurti ka shprehur pakënaqësitë me këtë manipulim, ku sipas tij, origjina është në Beograd.

    Ai tha se lidhur me këtë duhet përdorur edhe mjetet legale dhe juridike në mënyrë që ky deformim i vullnetit të qytetarëve të mos reflektohet në përfaqësim të deformuar në Kuvendin e Kosovës.

    “Kjo është bërë më strategji të paramenduar në mënyrë që të keqpërdoren mundësitë dhe privilegjet kushtetuese për të minuar përfaqësimin e komuniteteve në këtë radhë të komunitetit boshnjak. Natyrisht që jemi të gjithë të indinjuar dhe duhet të bëjmë gjithçka që kjo kurrë të mos përsëritet, ndërkaq tash duhet përdorur edhe mjetet legale dhe juridike në mënyrë që ky deformim i vullnetit të qytetarëve të mos reflektohet në përfaqësim të deformuar në Kuvendin e Kosovës.

    Juristët duhet ti përdorin mundësitë për këtë gjë, unë si kryeministër i ardhshëm shprehi pakënaqësinë time të thellë më këtë manipulim dhe keqpërdorim origjina e të cilit nuk është fare në Kosovë, por në Beograd”, u shpreh Kurti për RTV BESA.

    Dyshimet se Hoxhiq ka qenë e përkëdhelura e Listës Serbe në Kosovë kanë dalur në pah pas publikimit të rezultateve ku siç shihet, Hoxhiq ka pak vota në komunitetin boshnjak në Kosovë, por votat i ka marrë në komunat Veriore ku numri i boshnjakëve është shumë i vogël.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2000 gjoba trafiku të lëshuara për 24-orë në Kosovë
    • Gjyshërit rrahin mbesën e tyre të mitur në Mitrovicë
    • Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, Policia jep detaje
    • “Pranvera” e dhjetorit në Kosovë: Mendim Rugova paralajmëron mot stabil
    • 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.