Kandidati për kryeministër Albin Kurti, dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë parakaluar rrugëve të qytetit të Vushtrrisë në marshin zgjedhor për zgjedhjet e 14 SHkurtit.
Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë përcjellur Kurtin e Osmanin në këtë parakalim zgjedhor, duke u përcjellur me brohorima e përkrahje për të dy kandidatët.
Osmani e Kurti janë përcjellur edhe nga kandidatët për deputet Besim Muzaqi, Nasuf Bejta, dhe Gazmend Gjyshinca.