Trafikimi i fëmijëve është një nga format më të këqija të shfrytëzimit të fëmijëve, ai përbën shkelje të të drejtave të tyre përfshi këtu të drejtën e identitetit, të edukimit, të shërbimeve shëndetësore, të drejtën për kohë të lirë dhe aktivitete argëtuese, të drejtën për të mos iu nënshtruar torturave e dënimeve çnjerëzore ose poshtëruese dhe të drejtën për të mos u privuar nga të drejtat e tyre në mënyrë të paligjshme apo arbitrare.
Trafikimi i fëmijëve, si në vendet fqinjë ashtu edhe brenda vendit, ka mbetur një nga fenomenet më shqetësuese, duke i shkaktuar një dëm të madh fizik dhe psikologjik jetës dhe të ardhmes së fëmijëve që janë viktima të këtij fenomeni, si dhe brezave të ardhshëm në përgjithësi.
Shpesh herë kemi rastisur shumë fëmijë duke bredhur rrugëve dhe duke kërkuar lëmoshë. Dhënia e lëshmos nga shumë qytetar konsiderohet një akt njerëzor dhe solidar, por që në këtë rast është vendim i gabuar sepse me dhënien e lëmoshës vetëm abuzuesëve u mundësohet vazhdimi u trafikimit dhe abuzimit të të drejtave të fëmijëve në këtë mënyrë.
Ju mund të bini në kontakt me një viktimë të trafikimit njerëzor pa e vërejtur, por mund të ketë disa shenja treguese. Këto mund të jenë fizike, ose më pak të dukshme. Informacioni nga publiku është jetik në luftën kundër skllavërisë moderne dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe sidomos fëmijëve.
Andaj, në rastin e vërejtjes së trafikimit të fëmijëve dhe abuzimit të të drejtave të tyre, mos u bëj pjesë e krimit duke mos e raportuar atë, mirëpo bëhu pengesë e tij, pasiqë janë vetë fëmijët ata që na mundësojnë rrugën tonë drejtë një të ardhme më të mirë dhe më të sigurtë. Pra, SHIKO, RAPORTO, DHE NDALO TRAFIKIMIN!!
Ky artikull është pjesë e fushatës së përkrahur nga Community Building Mitrovica!