Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë qytetarët për masat që duhet zbatuar ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt.
KQZ thekson se për të votuar duhet të mbahet maska mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.
“Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart; Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;”
“Pas identifikimit, rivendoseni maskën; Pas kësaj ju duhet të merrni fletëvotimin dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuar dhe në fund vendoseni fletëvotimin në kutinë e votimit; Në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni serish duart. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit”.
KQZ ka publikuar edhe një video me masat që duhet aplikuar në ditën e zgjedhjeve, transmeton Klan Kosova.