Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Xhevahire Izmaku ka folur për nepotizmin në institucione, ku ka përmendur edhe reformat që kishte marrë ish-kryetari i partisë, Kadri Veseli.
Ajo ka thënë se ministrat e PDK-së, kanë pasur për detyrë të raportojnë fillimisht para deputetëve të partisë, ndërsa ka thënë se Veseli nuk ka pasur tolerancë ndaj veprimeve negative.
“Në grupin parlamentar të PDK-së, patëm filluar një praktikë ku ministrat janë dashur të raportojnë para deputetëve, bile nuk harroj asnjëherë një fjalë të ish-kryetarit Kadri Veseli, i cili kishte thënë se nëse ndodh ndonjë skandal apo diçka që mund të ulë integritetin e Partisë Demokratike në qeverisje, më mirë mos ejani fare të më takoni fizikisht, por jepni dorëheqje nga Grupi Parlamentar”, ka thënë Izmaku në Kanal10, transmeton Periskopi.
Ajo ka thënë se kulmi i nepotizmit dhe korrupsionit është në sistemin e drejtësisë, pasi që sipas saj kur rastet raportohen dhe fillojnë procedurat, atëherë Gjyqësori e ka në dorë që të marrë vendimet. /Periskopi/