Xhevahire Izmaku ka zhvilluar disa takim me përkrahës dhe banorë të disa fshatrave të Vushtrrisë, para të cilëve ka shpalosur pikësynimet e planprogramit t PDK-së.
Izmaku para tyre ka prezentuar planprogramin për Rininë që sipas saj është një planprogram që ka synim përmirësimin e kushteve për zhvillimin dhe punësimin e rinisë sonë.
“Në një qeveri që udhëheqet nga lideri Enver Hoxhaj, aftësimi dhe punësimi i të rinjëve do të jetë prioritet. ” ka shkruar Izmaku.
“Nëndegët Kalaja 2, Studime, Begaj, Nadakoc, Dardania2, Qendra 2 dhe Dumnicë janë gati për zgjedhjet e 14 Shkurtit!
Për një të tashme sa më të mirë dhe një të ardhme të garantuar!” ka shkruar në fund Izmaku.