Kandidatja për deputete, Xhevahire Izmaku, ka takuar sot të rinjë të cilët e ndihmuan atë gjatë garës së saj si kandidate për deputete në këto zgjedhje.
Të rinjët dhe të reja sot i kanë konfirmuar përkrahjen kandidates, Xhevahire Izmake, një prej më të zëshmeve si deputete gjatë legjislaturave të kaluara.
Izmaku ka shkruar edhe disa rreshta në llogarinë e saj për këtë përkrahje që ka marrë nga këta të rinjë vushtrrias.
“Rinia, thesari i pashterrshëm i Republikes së Kosovës, fryma e ndryshimit dhe nisma e rimëkëmbjes. Janë pikërisht te rinjtë e Partisë Demokratike te Kosovës, ata me të cilët ne nisem këtë rrugëtim si kandidate për deputet në këto zgjedhje të jashtëzakonshme. ” ka shkruar Izmaku.
“Ky entuziazëm për punë të palodhshme nga ana e këtyre te rinjëve, me 14 Shkurt do të sjellë fitoren e PDK-së. Fitore kjo që simbolizon dashurinë për vendin në të cilin jetojmë!” ka shkruar në fund ajo.