Xhevahire Izmaku, nga Partia Demokratike e Kosovës, i ka reaguar ashpër zëvendëskryeministrit tëi Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pasi ky i fundit uroi dje Kosovën në Ditën e Pavarësisë.
Ajo e ka quajtur Abazoviqin hipokrit, duke i kujtuar se me votën e tij është krijuar Qeveria e Malit të Zi.
“Njeriu që më votën e tij e rrezikoi ç’njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Mali i Zi, na paska uru… hipokrizi. Ti krijove qeverinë proserbe në Mal të zi Abazobiq:, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.
Abazoviq uroi dje Kosovën, duke thënë se pret bashkëpunimin që do të sjellë përfitime për qytetarët.
“Ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, deklaroi Abazoviq në mesazhin e tij.
Ndryshe, Abazaviq, që ishte vendimtar në krijimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, njihet për deklarata kontraverse për Kosovën./Scanner/

