Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    I përgjigjen nga VV’ja Mustafës: Kemi me të shkarku edhe ty, si Veliun

    08/02/2021 | 20:03
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është paralajmëruar nga Vetëvendosja për një lloj shkarkimi, sikurse kishin bërë me Ministrin e Brendshëm në detyrë, Agim Veliun.

    Një paralajmërim të këtillë e ka bërë kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, nëpërmjet ‘Facebook’-ut, shkruan Gazeta Express.

    “Isë, në Parlament kam thanë që mas Agimit e Dullës edhe ty kena me t’shkarku, e tash edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk të shpëton më!”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ish-deputetit.

    Reagimi i tij vjen pasi kreu i LDK’së, Isa Mustafa, i vlerësoi si “kanaçe politike” subjektin politik VV.

    “Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj. Qytetarë na japin votën e tyre që të qeverisim, jo të qëndrojmë në opozitë”, u tha në reagimin e Mustafës në ‘Facebook’.

    “Në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dijnë është të bëjnë zhurmë”, vlerësoi tutje ai.

    Reagimi i kryesuesit të LDK’së vjen pasi kreu i VV’së, Albin Kurti, deklaroi se ka mbështetjen e 77 akademikëve botërorë për, siç e quan ai, qeverinë e tyre. /Gazeta Express/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    • Specialja ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit
    • Lubisha Milkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
    • Moti i vranët dhe me riga shiu
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.