Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka prezantuar planin e Rimëkëmbjes sot para qytetarëve të Skënderajt, transmeton Gazeta Metro.
Hoxhaj ka thënë se PDK është e vetmja parti politike që ka program dhe vizion për ta rimëkëmbur vendin, gjë që është dëshmia më e mirë se PDK do të dalë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Hoxhaj tha se Drenica i ka dhënë Kosovës dy projekte kombëtare të mëdha, UÇK-në dhe PDK-në.
Postimi i plotë nga Hoxhaj:
Nuk ka forcë që e ndalon Drenicën. Nuk ka forcë që e ndalon Partinë Demokratike të Kosovës. Nuk do të ketë forcë që e ndalon as vizionin e Hashim Thaçit e Kadri Veselit për shtetin e Kosovës. Duke qëndruar të bashkuar në Drenicë dhe anekënd Kosovës u japim përgjigjen më të mirë atyre që po përpiqen ta njollosin UÇK-në dhe themeluesit e saj.
Ne jemi partia e çlirimit, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Ne do të jemi edhe partia e zhvillimit ekonomik dhe integrimit euroatlantik.
Drenica është e bashkuar, e fortë dhe krenare me PDK-në dhe bijtë e saj!
Rimëkëmbje për Kosovën. #PDK134
Shpërndajeni në shenjë mirënjohjeje për UÇK-në dhe Drenicën heroike! //gazetametro.net