Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka reaguar pas aksionit të sotëm të policisë në disa lokacione, përcjell Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se pret hetime të plota, gjithëpërfshirëse dhe të shpejta.
“Pres hetim të plotë, gjithëpërfshirës dhe të shpejtë ndaj kujtdo që është i përfshirë në rastin e subvencioneve bujqësore. Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal. Këta njerëz nuk e meritojnë të jenë në institucione”, ka shkruar Hoti.
Kujtojmë që, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka bërë të ditur se pas bastisjes së disa lokacioneve kanë arrestuar 12 persona dhe kanë sekuestruar 400 mijë euro./Gazeta Blic