Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar pas letrës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, drejtuar presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, ku i kërkohet njohja e ndërsjelltë e Kosovës.
Hoti tha se kur i ke miqtë e fortë, vera kah dera.
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës theksoi se e ka paralajmëruar këtë gjë.
Ai falënderoi me këtë rast të parin e Shtëpisë së Bardhë.
“Kur i ke miqtë e fortë … vera te dera. Ju kam paralajmëruar! Faleminderit President Biden!