Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Hoti në Skenderaj citon Kushnerin, “po të ekzistonte një çmim për liri, ai do t’i takonte familjes Jashari”

    07/02/2021 | 17:50
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti sot ka vizituar qytetin e Skenderajit në kuadër të fushatës zgjedhore.

    Hoti me këtë rast ka thënë se Skenderaj i ka thënë shumë Kosovë, ndërsa ka cituar fjalët e ish-administratorit të UNMIK-ut në Kosovë Bernard Kushner, i cili kishte deklaruar “po të ekzistonte një çmim për liri, ai do t’i takonte familjes Jashari”.

    “Skënderaj i ka dhënë shumë Kosovës. Unë pajtohem me Bernard Kushnerin, i cili pat thënë “po të ekzistonte një çmim për liri, ai do t’i takonte familjes Jashari”. Unë, ekipi që drejtoj dhe Lidhja Demokratike, përulemi para jetës dhe veprës të tij dhe secilit hero të Kosovës. Sot, 20 vite pas çlirimit, nderi më i madh për të rënët për liri është ta ruajmë dhe ta zhvillojmë shtetin e Kosovës”, ka shkruar Hoti.

    Ai ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, i ka kushtuar rëndësi investimeve në komunën e Skënderajt, ndërsa ka premtuar se do të mbarojë zgjerimi i rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj me 16 mil euro dhe do të nis investimet në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ me 3.8 mil euro, duke kritikuar dy qeveritë paraprake që kanë shtyrë investimet në Prekaz./Zëri

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.