Kandidati për President nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, njofton Klan Kosova.
Pas kësaj, Haradinaj mbajti një tubim me qytetarë në Skënderaj, duke thënë se nëse zgjidhet President i vendit, do ta çojë vendin në NATO dhe sipas tij nëse kjo nuk ndodh ” e kemi për detyrë t’ia lejojmë popullit me vendos për unionin me Shqipëri”.
“Nuk ka më mirë se kur ndodhesh në memorialin e familjes Jashari ku shihet sakrifica për liri, momentin e shpresës, mirë është të jemi të vetëdijshëm se çka na pret. Sa kam qenë unë Kryeministër, çdo projekt në Skenderaj e kam përkrah. Personalisht synoj ta udhëheq vendin si President”.
“Duhet me forcu sigurinë e Kosovës dhe duhet të ecë vendi me integrime. Presidenti duhet të çojë vendin në NATO, nëse kjo nuk ndodh, atëherë e kemi për detyrë t’ia lejojmë popullit me vendos për unionin me Shqipëri. Kur votojmë me 14 shkurt është referndum për NATO. Ju lutem kujdes me votën, se vota është e shenjtë”, ka thënë Haradinaj.