Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj i paepur: Edhe nëse AAK i fiton 51 përqind, unë jam kandidat për president

    04/02/2021 | 22:40
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ramush Haradinaj i ka vënë seriozisht syrin Zyrës së Presidentit të Kosovës.

    Ai është shprehur se oferta e AAK-së në këto zgjedhje është ai të jetë president dhe kjo kryeministër, pavarësisht rezultatit që do të korrin në zgjedhje.

    “Edhe nëse ne fitojmë 51 përqind nuk jam kandidat për kryeministër. Nuk kemi vija të kuqe me askënd. S’kam plane të një pune në ekzekutiv”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

    “Kushdo që i fiton zgjedhjet do t’i mbulojë tre përgjegjësitë; presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit. Nëse ne fitojmë i thërrasim të tjerët. AAK sikur t’i fitojë zgjedhjet nuk do ta kishte synimin për t’i pasur të gjitha përgjegjësitë. Nëse nuk ruhet ekuilibri i pushteteve nuk do ta respektojmë votuesin”.

    Në Rubikon Haradinaj është shprehur se pse ai do të ishte më i nevojshëm në Zyrën e Presidentit sesa Vjosa Osmani e Vetëvendosjes.

    “Kam respekt për Vjosën si zonjë, intelektuale dhe në politikë dhe mendoj se ka vlerat e veta. Por unë kam rekord më të gjatë të ballafaqimit me Serbinë nga 1994 deri ta taksa, ushtria, Trepça… Këto flasin se përballë Serbisë jam kredibil. Edhe ajo ka angazhimin e vet pro Kosovës për në raport të përballjes me Serbinë rekordi im është më i gjatë”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.