Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje!, Gazmend Gjyshinca, ka zhvilluar takime me disa prej grave dhe vajzave vushtrriase.
Gjatë këtyre takimeve Gjyshinca ka diskutuar tema si ndarja e drejt e trashëgimisë dhe pavarsia financiare e gruas.
“Me gratë dhe vajzat e Vushtrrisë diskutuam për punësimin dhe ndarjen e drejt të trashëgimisë që përkthehet në pavarësi financiare për gratë e Kosovës. ” ka shkruar Gjyshinca.
“Për edukim cilësor të brezave të rinj që përkthehet në vetëdije kolektive për dinjitet dhe barazi gjinore.
U pajtuam ta vazhdojmë përpjekjen që deri me 14 shkurt ta motivojmë e mobilizojmë mbarë shoqërinë për ta votuar Lëvizjen Vetëvendosje! ” ka shkruar në vazhdim Gjyshinca.