Kandidati për deputet nga LVV, Gazmend Gjyshinca, ka qenë pjesëmarrës i marshimit të sotshëm zgjedhor të kandidatit për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, dhe kandidates për presidente Vjosa Osmani.
Gjyshinca si një ndër më të votuarit në zgjedhjet e kaluara ka mbetur i impresionuar nga pjesëmarrja e madhe qytetare në takimin e sotëm të Kurtit me qytetarët e Vushtrrisë.
Ai ka shkruar se ky marshim është vendosshmëri drejt referendumit e fitores së LVV-së.
“Vushtrria marshon me vendosmëri drejt referendumit e fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!” ka shkruar Gjyshinca.