Kandidati për deputet nga LVV, Gazmend Gjyshinca, ka vizituar dy prej qendrave të inovacionit në qytetin e Gjakovës dhe të Vushtrrisë.
“Si shprehje e vullnetit tonë si organizatë dhe si kauzë personale e imja si kandidat për deputet, që ta prioritizojmë sektorin e inovacionit social dhe teknologjik, kam vizituar Innovation Academy në Vushtrri dhe Qendrën e Inovacionit Jakova- Jakova Innovation Center(JIC) në Gjakovë. ” ka shkruar Gjyshinca.
“Ensari dhe Fatbardha nga Innovation Academy më treguan për nxënësit në këtë akademi që janë duke i përvetësur shkathtësitë e këtij shekulli të cilat ju duhen për tregun e punës. Më treguan se si nxënësit e kësaj akademie përmes programeve të cilat e kanë nxënësin në qendër janë duke u ndihmuar të zhvillojnë logjikën e tyre në zgjidhjen kreative dhe inovative të problemeve, gjë që po përkthehet edhe në sukses në mësimet shkollore. ” ka shkruar Gjyshinca.
“Ndërsa me drejtorin Fatos Axhemi, folëm për përvojen dhe sfidat e Jakova Innovation Center, që është kthyer në një qender që shërben si inkubator biznesi me misionin e promovimit dhe mbështetjes së ndërmarrësve të rinj në ndërtimin dhe zhvillimin e kompanive të reja.” ka shkruar në fund Gjyshinca.