Kandidati për deputet nga VV, Gazmend Gjyshinca, ka vizituar veriun e qytetit të Mitrovicës gjatë ditës së sotshme.
Gjatë këtij takimi Gjyshinca ka takuar banorë të kësaj ane duke iu dhënë mesazhin e solidaritetit për sfidat dhe problemet e përditshme që ballafaqohen këta banorë.
“Në veri të Mitrovicës për Lëvizjen Vetëvendosje në krye të qeverisë së Kosovës.
Me banorët e veriut të Mitrovicës, me miqt e familjarët tanë atje, ishim bashkë e do t’jemi gjithmonë. ” ka shkruar Gjyshinca.
Përndryshe, vizita e Gjyshincës në këtë pjeës ka kaluar pa asnjë incident të vetëm, ku marrim parasysh se jo gjithmonë janë të mirëseardhur liderët shqiptarë të institucioneve të Kosovës në këtë pjesë.