Një person pa shenja jete është gjetur mëngjesin e sotëm në rrugën “Tirana” në Prishtinë.
Policia e Kosovës thotë se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar ekipet e mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar se trupi është pa shenja jete, njofton Klan Kosova.
Sipas informatave fillestare, policia thotë se viktima është i gjinisë mashkullore dhe i moshës rreth 60 vjeçe.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e plotë të saj.