Familja e Xhafer Tahirit, kryetarit të Vushtrrisë, sot është zgjuar me një lajm tejet të gëzueshëm.
Kjo pasi ai është bërë baba për herë të katërt i një djali, pas tri vajzave.
Lajmin e ka ndarë vetë Tahiri përmes llogarisë së tij në facebook.
“Maltin Xhafer Tahiri, sot erdhi në mesin tonë! Igi dhe bebi janë mirë falë Zotit, e Melosa, Jara e Dua janë fort të lumtura për vëllaun!
Faleminderit i Madhi Zot për begatitë e tua pa fund!” ka shkruar Tahiri.