Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gashi: Shpëtimi i vetëm i LDK-së është kthimi i Vjosa Osmanit si kryetare

    16/02/2021 | 23:29
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Analisti politik Shkëlzen Gashi ka thënë se LDK-ja është ndëshkuar nga elektorati i saj sa herë është afruar me Hashim Thaçin.

    Por, sipas Gashit kjo nuk është arsyeja e vetme që bëri që LDK të ketë rezultat të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    “Qëndrimi që e ka mbajtur LDK-ja ndaj kërkesave të faktorit ndërkombëtar, konkretisht nga përfaqësuesit të Donald Trump, Richard Grenell, e ka dëmtuar LDK-në jashtëzakonisht shumë dhe me të drejtë për mendimin tim. Qëllimi i Trumpit ishte që të arrihet një marrëveshje për konsum të brendshëm dhe LDK-ja ia ka mundësuar këtë që para se të shkonte në Ëashington ka thënë për njohje dhe kur erdhi këtu, erdhi pa njohje”, thotë ai në Klan Kosova.

    “Një gjë tjetër që e ka dëmtuar shumë LDK-në është qëndrimi që e ka mbajtur karshi PDK-së, konkretisht liderit të saj, Hashim Thaçit. Ajo që e ka irrituar gjithmonë dhe jashtëzakonisht shumë elektoratin e LDK-së ka qenë koketimi me Hashim Thaçin. Shumica dërrmuese e votuesve, anëtarëve, simpatizantëve dhe mbështetësve kanë pasë urrejtje ndaj PDK-së dhe Hashim Thaçit”.

    Gashi tha se vetëm Vjosa Osmani mund ta nxjerrë nga kriza LDK-në duke u rikthye dhe duke u vu në krye të saj.

    “Isa Mustafa nuk e bëri gabimin e njëjtë si në vitin 2017 me Avdullah Hotin, por e nxori dikë që e ka sharë sa ka mundur Hashim Thaçin, Vjosa Osmani. Nuk e pati askënd që e ka kundërshtuar Thaçin për dy dekada. Shpëtimi i vetëm i LDK-së është që ta kthejë Vjosa Osmanin dhe ta bëjë kryetare, përndryshe teposhtën e ka të garantuar”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2000 gjoba trafiku të lëshuara për 24-orë në Kosovë
    • Gjyshërit rrahin mbesën e tyre të mitur në Mitrovicë
    • Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, Policia jep detaje
    • “Pranvera” e dhjetorit në Kosovë: Mendim Rugova paralajmëron mot stabil
    • 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.