Ka vdekur një 81 vjeçar derisa ishte duke marrë fletëvotimin për të votuar në fshatin Biqes të Kaçanikut.
Rasti në fjalë është konfirmuar nga menaxheri i Qendrës së Votimit, Kemal Dullovi, i icli tha se 81 vjeçari ishte duke marrë fletëvotimin në momentin kur edhe ka rënë prapa në vendin e ngjarjes.
“Personi ka rënë në tokë dhe më pas i biri me tre persona e kanë futur në veturë për ta dërguar në emergjencë. Gjatë rrugës 81 vjeçari ka ndërruar jetë”, ka thënë Dullovi.
I njëjti kishte ardhur nga Shkupi, për të votuar në komunën e Kaçanikut./Lajmi.net/