Nëndegët e Lumit të Madh, si dhe Stanocit të Epërm e të Poshtëm i kanë dhënë përkrahje kandidaturës së Adnan Lahut për Zgjedhjet e 14 Shkurtit.
Në këto takime që kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës, Xhafer Tahiri, si dhe kandidatja tjetër Rrezarta Krasniqi, janë dhënë sinjale pozitive dhe përkrahëse nga të pranishmit për Lahun si një kandidat i ri.
Ndërsa Lahu ka shkruar se në facebook se kjo tregon se Lidhja Demokratike e Kosovës është e fuqishme dhe e palëkundur.
“Dy Stanocat dhe Lummadhi treguan që Lidhja Demokratike është e fuqishme dhe e palëkundur.” ka shkruar Lahu.