Dy familje nga Vushtrria kanë bërë një vepër humanitare tejet të rëndësishme, duke siguruar një bunar për ujë të pijshëm për banorët e një lokaliteti në Mianmar(Burma) të Azisë.
Janë familja Shyti nga Ashlani i Vushtrrisë, dhe ajo Fejzullahu nga Shallci që kanë ndërmarrë nismën duke iu dhuruar një ndihmë tejet të madhe këtyre banorëve me sigurimin e Ujit, një nevojë elementare për jetë.
Këto dy familje me mjete vetanake kanë ndërtuar një bunar në këtë vend të Azisë duke bërë që banorët t’i gëzohen tej mase këtij investimi nga këto dy familje.
Edhe më parë ka pasur raste të tilla kur qytetarë nga Vushtrria kanë ndihmuar me ujë të pijshëm disa nga vendet e largëta aziatike ku mungon uji i pijes.