Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Duda Balje: Përfaqësuesit e boshnjakëve në Kuvendin e Kosovës u zgjodhën me votat e serbëve

    19/02/2021 | 12:37
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Duda Balje: Përfaqësuesit e boshnjakëve në Kuvendin e Kosovës u zgjodhën me votat e serbëve

    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila është edhe kryetare e Bashkimit Social Demokrat, në një intervistë për mediumin boshnjak klix.ba, ka treguar se si Adrijana Hoxhiq me iniciativën e saj ka arritur të futet në Kuvendin e Kosovës me votat e marra nga komunat me shumicë serbe, transmeton Gazeta Express.

    “Në zgjedhjet e fundit të 2019, Lista Serbe kishte 10 mijë vota të tepërta që u përkasin serbëve. Pra, duke pasur parasysh që këto vota nuk i kishin të nevojshme, ata bënë plan për t’i përdorur këto vota për të “sulmuar” pakicat kombëtare. Ata zgjodhën Adriana hoxhiq nga iniciativa “Komuniteti i Bashkuar”, e cila ka qenë edhe nënkryetare në Komunën Veriore të Mitrovicës”, ka thënë Duda Balje.

    Ajo thotë se sipas informacioneve që kanë marrë, nga votat që janë numëruar, Hoxhiq ka arritur që të marr dy nga tre vendet në Kuvend të Kosovës që u përkasin boshnjakëve.

    Duda Balje thotë se Hoxhiq tashmë do të marrë një pozitë që nuk i përket, sepse nuk përfaqëson vullnetin real zgjedhor të pakicave.

    “Kjo është edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës që thotë se pakicat duhet të përfaqësohen nga njerëz të zgjedhur nga anëtarët e po atyre pakicave”, ka shtuar tutje.

    Ajo theksoi se ishte veçanërisht e trishtuar nga fakti që ish partia e saj, koalicioni “Vakat”, ka shumë të ngjarë të merrte pjesë në këtë “lojë”.

    Balje ka thënë se Lista Serbe ka për qëllim që t’i ketë nën kontroll 14 nga 20 vendet e rezervuara për pakicat, e që do të mund të shfrytëzohen në momentin kur do të zgjidhet presidenti i ardhshëm i Kosovës./GazetaExpress/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.